16:14 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Budallallëku i Vuçiqit s’do fjalë, i ankohet NATO-së pse Thaçi vizitoi Ujmanin

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një notë proteste shefit të NATO-s, Jans Stoltenberg lidhur me vizitën që presidenti Hashim Thaçi bëri gjatë ditës së sotme në Ujman.

Kurse zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka reaguar lidhur me ngjarjet në liqenin e Ujmanit, duke thënë se dhuna nuk duhet të jetë mënyrë për zgjidhjen e problemeve.

Ai shtoi se Prishtina nuk duhet të shfrytëzojë Forcat Speciale në veri të Kosovës.

Ndërkohë që nuk ka pasur reagime të serbëve lokalë ndaj vizitës së Thaçit në Ujman.