23:49 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Burri zbuloi se e tradhtonte, 35-vjeçarja nga Vlora e rrahë dhe e mbyllë në tualet (Video)

Një grua 35-vjeçare ka dhunuar bashkëshortin e saj në Babicë të Vlorës. Gazetari i “Aldo Morning Show” raporton se burri është detyruar të dalë nga dritarja e shtëpisë për ti shpëtur dhunës. Gazetari raporton se sherret mes çiftit janë të vazhdueshme.

“Sherri kishte arritur shumë keq mes tyre dhe burri kishte dalë nga dritarja. Disa ditë më parë gruaja kishte goditur me tenxhere burrin dhe më pas e kishte mbyllur në banjo. Sipas komshinjve gruaja e tradhton edhe pse ata janë prindër të dy vajzave”, tha gazetari.

Temat: