Rrah nënën dhe tezen, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, i cili ka rrahur nënën dhe tezen e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimat femra K-Shqiptare nënën dhe tezen e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Indeksonline/