75 Mall Live Search
12:36 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

LVV: Loja me strehimoret bëhet që nga viti 2003, dhuna në familje është rritur dukshëm

Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë mbajtur një konferencë për media me temën “Injorimi institucional i së strehimoreve dhe gjendjes së viktimave të dhunës”.

Sipas tyre, strehimoret në nivel të vendit përveç certifikimit duhet të insititcionalizohen në mënyrë që shteti, buxheti dhe institucionet përgjegjëse sa i përket luftës kundër këtij fenomeni të krijohet qarkorja buxhetore, në mënyrë që edhe viktimat të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Kosova çdo 4 vite nxjerr plane dhe shtrategji për dhunën në familje për parandalimin dhe mbrojtjen dhe rehabilitimin. Edhe pse aprovohen me kosto buxhetore që nga viti 2013 asnjëherë nuk ka kalu as në Kuvendin e Kosovë, nuk i është krijuar një hark buxhetor, dhe strategjia e cila prek fusha sektoriale”, ka thënë Nazlie Balaj nga LVV.

Sipas saj, që nga viti 2013, këto strehimore ballafaqohen me aspektin financiar apo me mos mbështetjen e duhur shtetërore.

“Përvec këtij subvencionimi për 12 mujon e vitit, strehimoret ballafaqohen me problematikë të madhe, punojnë në baza vullnetare, subvencionet janë të vonueshme. Deri në vitin e kaluar i kanë pas 25 mijë euro, tashmë është zvogëluar në 20 mijëe euro. Strehimorja në Gjilan ka kapacitet për 15 shtretër, kostoja ditore e një viktime duke e përllogaritur në bazë të shtretërve kujton vetëm 2.55 euro . Ajo Ferizaj, 6 shtretër, dhe kostoja ditore është 6,39 euro. Në Gjakovë, 16 shtreter veçohet se ka më shumti viktima, kanë qenë 22 viktima gra dhe fëmijë derisa ne ishim për vizitë dhe kosotoja për person është 1.75 euro. Ndërkaq ajo në Prizren, ka kapacitet prej 10 shtretërve, kostoja ditore 3.88 cent.  Poashtu strehimorja në Mitrovicë ka 5 shtretër, 1 vktime 7.67 euro”, ka vlerësuar ajo.

Sipas saj duhet ndryshuar politika sociale por edhe qasja ndaj tyre. /Indeksonline/