Missi tregon si u dhunua çdo ditë nga bashkëshorti që ishte martuar me dhunë
Mbretëresha e Bukurisë, Rubie Marie ka rrëfyer një histori të dhimbshme të jetës së saj.

Për BBC-në ka treguar se si në moshën 15 vjeçare ishte detyruar të martohej pa dëshirën e saj.
Ajo tregon se si ishte përdhunuar pothuajse çdo ditë, nga bashkëshorti i saj dy herë më i vjetër se ajo.
Marie ishte dërguar në Bangladesh për tu martuar me dhunë.
Ajo tha se ishte përdhunuar çdo ditë në mënyrë që ajo të mbetej shtatzënë dhe burri i saj mund të garantojë rrugën e tij përmes fëmijës në Britani të Madhe.
Ajo arriti të shpëtonte vetëm kur u kthye në Uells për të lindur foshnjën.
Marie, tani 35 vjeç, dhe që jeton në Birmingham, punon për të rritur ndërgjegjësimin dhe mbështetjen e viktimave të dhunës.

Ajo i tha BBC-së se ajo ishte dërguar në Bangladesh në vitin 1998 në moshën 15 vjeçare nën pretendimin se atje kishte festë.
“Isha në këtë vend të huaj – nuk dija ku të shkoj, ku të kthehesha, nuk e dija se ku kishte një telefon. Asgjë”, tha ajo.
Ajo ka fituar kurorën si më e bukura./Indeksonline/
