23:32 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Buta: Kurgjo s’po m’le ma përshtypje (Foto)

Buta, është njëri ndër reperët e rinj më të talentuar dhe më të kërkuar në tregun muzikor shqiptar.

Ai hyri fuqishëm në skenë, pasi çdo projekt i tij pa kaluar shumë orë kthehet në hit, shkruan Indeksonline.

Por, duket se Buta nuk impresionohet kaq lehtë nga gjërat e përditshme. Ai sonte ka publikuar në Instagram një foto të tij ku shfaqet simpatik dhe sharmant.

Interesant është mbishkrimi që Buta i ka vënë fotos së tij. “Kurgjo s’po m’le ma përshtypje”, ka thënë Buta, duke lënë ndjekësit të gjejnë vet çka deshi të thotë ai.

Projekti i Butës me Ledrin, “Merri merri”, është njëri ndër hitet verore që ka mbledhur miliona klikime për pak ditë. /Indeksonline/