16:38 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Bytyqi: Jemi duke dhënë kontribut të mirë për zhvillimin e mësimit në diasporë

Ministri Bytyqi po merr pjesë në seminarin e XIV (katërmbëdhjetë) mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhen shqipe në diasporë.

Në këtë seminar të financuar nga dy ministritë e arsimit, ku morën pjesë dhe ministrat e diasporës dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, dhe në prani të qindra mësimdhënësve shqiptarë në diasporë ministri Bytyqi tha se jemi duke dhënë kontribut të mirë për zhvillimin e mësimit në diasporë dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të MASHT për të vazhduar me mbështetje të pa rezervë.

Ministri Bytyqi përmendi edhe kurrikulen e përbashkët me Shqipërinë për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë që është nënshkruar muaj më parë dhe për mbështetjen që Ministria jep në ndarjen e librave në varësi të nevojave të shkollave të cilat e zhvillojnë mësimin plotësues në diasporë.

Ndryshe ky seminar tashmë tradicional financohet nga dy ministritë e Arsimit dhe zhvillohet një vit ne Kosovë dhe vitin pasues në Shqipëri.