13:06 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shkatërrimi i sistemit arsimorë në Podujevë është pasojë e politikës së Veliut

Shkruan: Shemsi Jashari:

Sistemi arsimorë në Podujevë qysh moti është në rrezik si pasojat e neglizhencës afatgjate të qeverisjes lokale, ne raport me arsimin fillorë dhe të mesëm në Komunën e Podujevës.

Të gjithë ne e kemi vërejtur edhe me herët, se ka pasur skena të dhunshme si kjo që tashmë doli me video në publik, ku arsimtarë dhe nxënës qerojnë hesapet fizikisht ne oborr të shkollës, para nxënësve si para publikut në sallë boksi.
Skena si kjo fatkeqësishtë ka shumë e qe nuk janë të incizuara. Pse ndodhin këto sjellje?

Sepse, arsimtari që shpërndanë grushta për nxënësin është anëtarë i kryesisë së LDK-së, në Podujevë dhe ka mbështetjen e kryetarit Veliu?!!

Sepse, sistemi i arsimit në komunën e Podujevës është tërsisht i politizuar dhe nuk ka vullnet politik e as kujdes të prindërve për ta rregulluar sistemjn përderisa nuk prishet paqja politike e kryetarit Veliu.

Sepse, punësimet partiake gjithësesi se nuk nxjerrin një mesatare suksesi të shkollave me të lartë se 2.2, dhe as cilësi në mësimdhënie, çfarë të pritet tjetër nga këta nxënësa.

Sepse ka papërgjegjësi totale të prindërve në raport me shkollën.
Sepse nuk funksionon këshilli i prindërve,
Sepse vlerësimi i përformancave të arsimtarëve bëhët sipas mbështetjës politike e jo sipas punës që bëjnë arsimtarët.

Të gjitha këto e shumë tjera sjellin tek kjo pasojë.

Përveç disa zërave të opozitës dhe shoqërisë civile asnjëher nuk kemi pasur një insistim të prindërve për tu bërë bashkë dhe për ta trajtuar këtë problem. Tani pasojat nuk duhet të na befasojnë.

Derisa ne bëjmë politikë dhe militantizëm politik me fëmijet tanë ne do të kemi raste të këtilla, që fatkeqësishtë po bëhën të zakonshme.

Sjellja e arsimtarit është e pa pranueshme pavarsishtë rrethanave që kanë sjellur deri te akti.
Rasti duhet të hetohet dhe të merren masat adekuate me rekomandime për përmirësim të kësaj gjendje te pa pranueshme.

Pasojat e një sistemi te dështuar arsimor do të na prodhojë një gjeneratë të dështuar që nesër do ta drejtoj shtetin dhe kombin.

Mjaft me heshtje kërkohet aktivizëm për ta ndaluar këtë degradim shqetësues.