23:01 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bytyqi uron për Kurban Bajram: Kjo festë sjellë lumturi

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai ka uruar për mirësi e paqe, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe gatishmërinë për solidaritet dhe zemërgjerësi.

Shkrimi i tij i plote:

Të dashur qytetarë të besimit islam,

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, uroj që kjo festë të sjellë lumturi në familjet tuaja dhe të jetë motiv për forcimin e besimit, sepse kjo ditë është ditë e mirësisë, mirëkuptimit dhe paqes.

Uroj që përherë të mbretërojnë gëzimi, paqja dhe harmonia në mesin tonë. Kosova dhe qytetarët e saj krenohen me tolerancën ndërfetare dhe gatishmërinë për solidaritet dhe zemërgjerësi.

Urime festa e Kurban Bajramit, mëshira dhe begatia qofshin me ju dhe familjet tuaja!