13:32 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Çka po paralajmëron Liberta Spahiu?

Me jetët e të tjerëve, është marrë që nga fillimi i karrierës së saj, por për jetën e vet private, është treguar hermetike dhe e ka të izoluar në një rreth vicioz, duke mos lënë detaje të depërtojnë në publik.

Moderatorja Liberta Spahiu, megjithatë s’ka mbetur e pa përfolur për jetën personale, sidomos për lidhjet e dashurisë.

Por ajo flet pak. Njëra ndër  numër një të shoubizit në vend, gjithsesi, ka paralajmëruar diçka të re në profilin e saj në Instagram.

Por edhe këtë herë si të tjerat, ajo nuk shpaloset me shumë informacione.

“Hmm, diçka e bukur, e veçantë, unike, që zgjatë shumë… Po vjen në Kosovë. Por shtrohet pyetja: Çka dhe kur?”, ka shkruar ajo në Instagram, duke na hutuar të gjithëve. Oh JO!!! Liberta, mos po e lë Privenë për diçka tjetër? /Prive/