11:41 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Demarkacioni nuk procedohet në Kuvend

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen që po mbahet, me shumicë votash ka vendosur që Demarkacioni të shqyrtohet në mbledhjet e radhës, sapo të arrihet konsensusi, raporton Indeksonline.

Në këtë mënyrë, Demarkacioni nuk do të procedohet as në seancën e radhës së Kuvendit të Kosovës.

Përveç Demarkacionit në këtë mbledhje pikë e rendit të ditës është edhe interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar.

Po ashtu, në rend dite është  edhe interpelanca tjetër e kryeministrit Haradinaj sipas kërkesës së deputetes, Albulena Haxhiu, në emër të GP të Lëvizjes Vetëvendosjes, e mbështetur edhe nga shtatë deputetë nënshkrues lidhur me vendimet e Qeverisë për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës dhe për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale./Indeksonline/