16:09 / E Martë, 13 Mars 2018

Demarkacioni sot, demarkacioni nesër…ndërkohë qytetarë po presin me orë në ambasada (Foto)

Votimi i ligjit për demarkacionin me Malin e Zi vazhdon të zvarritet në kuvend. Por, të zvarritur vazhdojnë të mbesin mijëra kosovarë në secilën ditë në ambasadat e huaja në Kosovë.

Qindra qytetarë janë parë në rende të gjata në Ambasadën Gjermane në pritje të një përgjigje për vizë.

Njerëz të moshave të ndryshme kanë shprehur zhgënjimin me mosvotimin e demarkacionit që për ta do të ishte një fije shprese për liberalizimin e vizave./Indeksonline/