21:14 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Zhgënjimi i aktorit kosovar: Hala po pres mu zgju prej gjumit me e pa që Kosova është shtet normal

Mos liberalizimi i vizave as për këtë vit, varfëria, papunësia e shumë faktorë të tjerë kanë bërë që qytetarët e vendit të jenë të zhgënjyer dhe të indinjuar me politikanët tanë.

Edhe aktori dhe producenti i njohur kosovar, Shkumbin Istrefi ka ndarë përmes një statusi në llogarinë e tij Facebook zhgënjimin e tij, ndërsa krejt këtë gjendje e quan si ëndërr të keqe, e për të cilën pret një ditë të zgjohet.

Ky është shkrimi tij i plotë:

Une ende jam ne pritje me u zgju nga gjumi edhe me e pa qe, ne fakt, Kosova eshte shtet normal, i nje populli qe ka vuajtur shume dhe ia din vleren shtetit qe e ka fituar (me gjak e me perkrahje te botes), i udhehequr nga politikane qe se paku jane normal (se te dijshem eshte luks), dhe qe situata ne te cilen jemi eshte vetem nje enderr e keqe dhe e trishtueshme.
Ma reale po me duket qe momentalisht jemi ne gjume, sepse eshte e pabesueshme qe jemi te zgjuar