15:17 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dënohet Naser Kelmendi

Është dënuar me gjashtë vite burgim, Naser Kelmendi.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin për Naser Kelmendin, të akuzuarin për vrasje të rëndë dhe vepra që lidhen me narkotikë, shkruan Indeksonline.

Kelmendi është gjetur fajtor për pikën tetë të aktakuzës që ka vepruar në Bosnje e Hercegovinë me tre burra të tjerë dhe ka vënë në qarkullim 25 kilogramë substancë narkotike të llojit heroinë, shkruan Indeksonline.

Ndërkohë Kelmendi është liruar nga akuzat e tjera për vrasje dhe krim të organizuar pasi nuk është aprovuar se i ka kryer këto vepra.

Naser Kelmendi akuzohej për vrasje të rëndë, krim të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike dhe prodhim e përpunim të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotropike.

Kelmendi u arrestuar në maj të vitit 2013 nga Policia e Kosovës pasi u kërkua me fletëarrest ndërkombëtar nga Bosnja./Indeksonline/