Deputeti i AAK-së shumë aktiv në përcjelljen e Botërorit [Video]
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj sot ka qenë shumë aktiv në përcjelljen e ndeshjes mes Francës dhe Uruguait, derisa mbahej seanca legjislativit.
Demaliaj nuk ka lejuar që t’i ikin momentet kryesore të takimit, pra shënimi i golave.
Madje, i njëjti u përkujdes që t’u tregojë kolegëve të tij edhe për mënyrën e shënimit të golit të parë.
Kujtojmë, se Kuvendi i Kosovës i ndërpreu punimet e seancës së sotme, për shkak të mungesës së deputetëve.
Ndryshe, Franca mposhti Uruguain 2-0 dhe me këtë rast arriti që të kualifikohet për në gjysmëfinale të Botërorit. Francezët e presin fituesin e ndeshjes Brazil – Belgjikë për të mësuar përballjen.