18:32 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Deputeti i LVV-së: Tani është më radikale të protestohet kundër Thaçit sesa Vuçiqit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka thënë se tani është më radikale të protestohet kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaci, sesa kundër atij serb, Aleksandër Vuçiq.

Kjo për shkak se sipas Sveçlës, ‘Thaçi përveç që nuk e bashkoi Mitrovicën, është bërë ekspert i ndarjeve’.

Sveçla ka shtuar se për ta lënë Thaçin të vetmuar dhe të bashkuar me Vuçiqin dhe  për ta mbajtur Kosovën të bashkuar dhe me integritet, qytetarët duhet të bashkohen në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje, që do të mbahet më 29 shtator.

“Dialogu me Serbinë po del të jetë monolog i Thaçit në Kosovë. Thaçi krye më vete, po e bën Kosovën kokë-turku për integrimin e Serbisë. Tashmë nuk ka më vijë ndarëse mes Thaçit dhe Vuçiçit. Tashmë është më radikale me protestu kundër Thaçit, sesa kundër Vuçiqit. Pasi nuk e bashkoi Mitrovicën, presidenti është bërë ekspert i ndarjeve. Tani po propozon ndarjen e Kosovës dhe ndarjen e Luginës. Për ta lënë Thaçin të vetmuar dhe të bashkuar me Vuçiqin, për ta mbajtur Kosovën të bashkuar dhe me integritet, le të bashkohemi në protestën paqësore me 29 shtator, ora 14:00, në Prishtinë”, ka shkruar Sveçla.

Temat: