13:40 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vetëvendosje protestë ndaj Shpend Ahmetit, por pse s’e bënin këtë sa ishin bashkë!?

Lëvizja Vetëvendosje ka patur sot një aksion simbolik ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Aksioni ishte kundër ndotjes së ajrit, me ç’rast janë mbjellur pemë.

“Shpend Ahmeti nuk e ka mendjen tek shqetësimi i qytetarëve për ndotjen e ambientit dhe marrjen e masave ndaj këtij fenomeni. Mendja e tij është tek pazaret me Serbinë dhe protagonizmi në këtë proces” thuhet ndër të tjera në aksionin e Vetëvendosjes.

Aktivistët e VV-së e kanë kritikuar të parin e Prishtinës edhe për premtimin e tij se do të mbjellë 38 mijë druj si dhe në dështimin e shtrirjes së ngrohtores në pjesë të tjera të qytetit.

Por, çudia e këtij aksioni është se pse Vetëvendosje nuk e bënte të njëjtën gjë kur ishin në bashkëqeverisje me Shpend Ahmetin në komunën e Prishtinës, ngase ajri ishte i ndotur edhe në atë kohë./Indeksonline/