15:37 / E Premte, 17 Gusht 2018

Detaje nga aksioni i sotëm i VV-së ku u lënduan 10 policë (Video/Foto)

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje të zhvilluar sot në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Sipas njoftimit të policisë, janë gjithsej dhjetë zyrtarë policor që kanë pranuar lëndime trupore ndërsa janë shtatë persona të arrestuar.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 12:00, para stacionit policor Qendra në Prishtinë, janë paraqitur një grup i të rinjve, të cilët kanë hedhur ngjyrë në drejtim të stacionit policor si dhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët kanë qenë në detyrë zyrtare pran hyrjes së stacionit policor “Qendra” në DRP-Prishtinë.

Referuar situatës së krijuar dhe sulmeve ndaj objektit dhe zyrtarëve policor me gjësende të mbushura me ngjyrë, policia është detyruar të veprojë për të vënë situatën nën kontroll, me ç ‘rast ka arrestuar (8) tetë persona, prej tyre një deputete e lëvizjes vetëvendosje.

Si rezultat i dhunës së shfaqur dhe gjuajtjes me gjësende të mbushura nga protestuesit, janë lënduar (10) dhjetë zyrtarë policor, të cilët kanë kërkuar trajtim mjekësor ku pesë prej tyre janë dërguar për tretman te mëtutjeshëm ne QKUK .Prokurori kujdestar është ftuar në stacionin policor që t’i marr veprimet e tij konform ligjeve në fuqi dhe në bazë të vendimit të tij (7)shtatë persona janë dërguar në Qendrën e Ndalimit për 48(dyzetë e tetë) orë dhe rasti është inicuar Sulm ndaj personit zyrtar.

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet veprimet e saj i ndërmerr konform Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, andaj edhe rastet e kësaj natyre i trajton me prioritet dhe përgjegjësi të plotë. Njoftojmë opinionin publik se Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi, duke përfshirë edhe ligjin mbi tubimet publike që parasheh lajmërimin e protestës./Indeksonline/

Temat: