75 Mall Live Search
12:50 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këto janë të gjitha provat që konfiskoi sot Policia në veri

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona në veri të Mitrovicës, të dyshuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Në një komunikatë për media, policia ka dhënë detaje se çka ka konfiskuar në shtëpitë e të dyshuarve, transmeton Indeksonline.

Më poshtë dëshmitë e konfiskuara në vendin e ngjarjes:

Një fluturake (Dron) me teledirigjues dhe bateri të llojit ROHS,

Një telefon (I-phone),

Një telefon “Microsoft”,

Dy telefona mobil të llojit Nokia dhe Samsung,

Një llap top “Lenovo”,

Dy IPAD të llojeve SPIDE dhe Samsung SM-T 280,

Një radio lidhje (motorollë) jo zyrtare, me mbushës,

Një këllëf për armë-revole,

Dy jelekë ushtarak,

Një armë automatike (AK 47), prodhim Jugosllav me një karikator të zbrazët,

Katër karikatorë të AK-47 me 106 (njëqind e gjashtë) fishekë,

Një karikator me 10 (dhjetë) fishekë të cal. 9 mm,

Një granatë dore M-75,

Dy karikatorë të zbrazët, njëri i armës automatike AK 47 dhe një i revoles,

Një karikator i armës automatike me 26 (njëzet e gjashtë) fishekë të cal. 7.62 mm,

Tre fishekë të cal. 7.62 mm X39,

Një tytë e tromblonit,

Një shufër gome,

Substancë e dyshuar narkotike me sasi prej 76 gram,

Dokumente të ndryshme dhe dy blloka xhepi,

Shtëpizë kompjuteri “ASUS”,

Si dhe një prej jo zyrtar.

Vendimi i të prokurorit të PSRK-së për personat e ndaluar.

Me aktvendim të prokurorit të PSRK-së, katër të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej dyzet e tetë (48) orëve.