Policia e Kosovës aksion, kujdes ku parkoni veturën!
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithësej 872 tiketa trafiku.
Sot në orët e paradites, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, derisa ka gjobitur veturat e parkuara keq, shkruan Indeksonline.
Zyrtarët policor kanë gjobitur shoferët që kanë parkuar automjetet në vendin jo të duhur.
Kujtomë faktin se Komuna e Prishtinës në pjesë të ndryshme të qytetit ka vendosur shtylla anti-parking, dhe jo rrallë herë ato janë dëmtuar nga persona të papërgjegjshëm. /Indeksonline/