Digjet vetura në Malishevë, nuk ka viktima
Një veturë është kapluar nga zjarri pasditen e sotme në qendër të Malishevës, raporton Indeksonline.
Zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës i janë përgjigjur zjarrit dhe knë arritur ta lokalizojnë atë.
Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, nuk është raportuar për të lënduar.
Eksperti i zjarrit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe do të dal me konstatim se si ka ardhur deri të djegia e veturës./Indeksonline/