75 Mall Live Search
09:53 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Malishevë: Projektet e këtij viti, drejt përfundimit

E drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sikur çdo të hëne edhe sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe për javën në vijim. Në këtë mbledhje u tha se projektet e këtij viti, janë në përfundim e sipër.

Në këtë mbledhje, nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, tha se “projektet e planifikuar që të përfundojnë gjatë këtij viti, janë në fazën finale, ndërsa po vazhdohet me realizimin e projekteve dyvjeçare, si dhe këto ditë do të fillojnë edhe projektet tjera të planifikuara të fillojnë në këtë muaj”.

Sa i përket shpenzimit të buxhetit, sipas drejtorisë për buxhet dhe financa, mbi tetëdhjetë përqind e buxhetit është shpenzuar dhe deri në fund të vitit, pritet të shpenzohet në tërësi, duke e përfunduar një vit të suksesshëm në realizimin e buxhetit.

Po ashtu në këtë mbledhje është diskutuar edhe për çështje tjera me rëndësi, si dhe janë njoftuar me aktivitet e kësaj jave, siç janë dhënia e çelësave të shtëpive edhe për tri familje, shtëpi të cilat i ka ndërtuar komuna, si dhe përurimi i aneksit të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.