75 Mall Live Search
23:26 / E Shtunë, 17 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Për 24 orë, gjashtë të vdekur në trafik

Aksidentët me fatalitet këto ditë janë shtuar dukshëm.

Për 24 orë në Kosovë kanë humbur jetën gjashtë persona si pasojë e aksidenteve në trafik, transmeton Indeksonline.

aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht fshatin Marmor, humbën jetën katër persona.

Të gjitha viktimat ishin nga familja Shala të fshatit Ponoshevc  të komunës së Gjilanit.

Viktima e pestë është nga aksidenti i sotëm në Malishevë, ku për pasojë një grua humbi jetën.

Rastin e konfirmoi  për Indeksonline pak më parë mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

“Po, nga aksidenti në Malishevë një grua ka vdekur në QKUK, ndërsa, motra e saj është në gjendje të rëndë”, ka thënë shkurt Bajgora.

Nga ky aksident edhe motra e viktimës është në gjendje të rëndë, ku mjekët janë duke u përkujdesur për trajtimin e saj në QKUK.

Ndërsa, viktima e gjashtë është një këmbësor i vdekur nga një veturë në Prishtinë.

Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për respektim të rregullave në trafik./Indeksonline/