21:40 / E Martë, 16 Janar 2018 / indeksADMonline

Disa fakte interesante të Jaguar

Cfarë ka Jaguar që kap imagjinatën e entuziastëve të makinave më shumë se çdo gjë tjetër? Ajo është përkushtimi në stilin dhe dizajnin që Jaguar nuk e ka ndryshuar kurrë. Kompania ka bërë pothuajse çdo model Jaguar të jetë tërheqës, nga makina e parë e deri më sot.

Por, duke e ditur se pamja e jashtme nuk është çdo gjë, Jaguar ka bërë një punë për t’u pasur zili në lidhje me zhvillimin proporcional mes dukjes dhe performancës.

Cilado qoftë arsyeja, ose kombinimi i arsyeve, makinat Jaguar kanë tërhequr shoferët gjatë gjithë historisë së tyre, shkruan IndeksOnline.

Këtu keni dhjetë fakte interesante që mund t’iu bëjnë të keni një vlerësim edhe më të madh për atë që është një nga markat më të famshme të makinave në botë:

Jaguar u themelua nga Sir William Lyons dhe William Walsmley

Jaguar u themelua fillimisht me emrin Swallow Sidecar në vitin 1922.

Përpara se të prodhonte makina, Jaguar ka prodhuar motoçikleta për pasagjerë.

Emri Jaguar u shfaq së pari në vitin 1935 në tre modele të SS Jaguar: një Saloon 2,5 litërsh dhe dy modele sportive , SS 90 dhe SS 10.

Në vitin 1945, aksionerët e kompanisë ranë dakord të ndryshonin emrin e kompanisë në Jaguar Cars. Inicialet SS ishin nga “Swallow Sider” , por kjo ishte ngatërruar me inicialet SS të nazistëve gjermanë dhe kështu ndryshuan emrin.

Në vitin 1948, Jaguar bëri vendin e vet sa i përket dizajnit dhe performancës, me futjen e parë të serive XK, XK120.

Jaguar XJ220 ishte makina më e shpejtë në botë më 1992.

“Grace, Space, Pace” [Elegancë, Hapësirë, Shpejtësi” – ky është slogani i Jaguar për shumë dekada.

Jaguar ishte në pronësi të kompanisë Ford nga vitit 1990 deri në vitin 2008. Në vitin 2008 Ford e shiti tek kompania indiane Tata Motors ( dhe vazhdon edhe sot ).

Jaguar ka fituar shtatë herë ’24 Hours of Lemans’ , garën më të vjetër të qëndrueshmërisë sportive në botë.

Detaj shtesë: Jaguar vlerësohet në maksimum nga entuziastët e makinave sa i përket zhurmës së shkarkimit ( auspuhit )

Shembull konkret keni këtë model F-Type SVR. /IndeksOnline/