21:08 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Disa qytetarë kundërshtojnë heqjen e Flamurit Kombëtar (Video/Foto)

Një grup qytetarësh kanë dalë tek rrethi për  kundërshtuar heqjen e Flamurit Kombëtar të Shqipërisë.

Ata kanë shprehur pakënaqësi që flamuri të hiqet nga shtiza, pasi sipas tyre, ai flamur bartë historinë të cilën e kanë mbrojtur.

Ata janë shprehur se ky është provokim i hapur në pragë të festës, shkruan Indeksonline.

“Tentuam me ndalu, por policia nuk po na lejon. Kjo është e patolerueshme. Qysh me e heq flamurin, kush e ka jep këtë urdhër, ku është urdhëresa. Pse në Graqanicë nuk po e hekin, edhe atje është Kosova. Na me vite e kemi mbrojtur. Jo që jemi kundër flamurit tonë, por flamuri kombëtar na e kemi bartur me shekuj. Pse nuk e kanë heq në mengjes, por tash natën” ka thënë një qytetar, transmeton Indeksonline.

Ky është provokim i hapur veç më prish festën, ka thënë një tjetër qytetar.

Qytetarët po vazhdojnë të qëndrojnë aty duke shfaqur zemërim se pse është larguar Flamuri Kombëtar./Indeksonline/