19:14 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018

Kalaja e Kaçanikut mbështjellët me flamurin kombëtar!

Kalaja e Kaçanikut sonte po duket me e veçantë.

Kjo pasi ajo është e mbështjellë me flamurin kombëtar kuq e zi, transmeton Indeksonline.

Mbështjellja me flamurin kombëtar është bërë në prag të votimit të Ushtrisë, ku nesër tri projektligjet do të votohen në seancën plenare të Kuvendit.

Kaçaniku ka vendosur edhe flamuj të Amerikës në shenjë falënderimi e respekti për mbështetjen që kanë dhënë për transformimin e FSK-së në  Forca të Armatosura të Kosovës./Indeksonline/

Kalaja e Kaçanikut e mbështjellur me flamurin kombëtar

Mos i humb