14:12 / E Shtunë, 07 Korrik 2018

Dita Ndërkombëtare e Kooperativave

Me rastin e ditës ndërkombëtare të kooperativave.

CNVP-Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit është një organizate e shoqërisë civile me mision kryesor menaxhimin e qëndrueshëm te burimeve natyrore drejt një mjedisi me te gjelbër ekonomik.

Menaxhimi i qëndrueshëm duhet te përfshije shume aktore dhe ne kujdesemi qe te kemi përqasje gjithëpërfshirëse, ku barazia gjinore dhe fuqizimi ekonomik I grave marrin vëmendje gjithnjë e ne rritje.

Organizata jone ka ndërmarre një iniciativë për identifikimin e disa ditëve me te rëndësishme globale/ndërkombëtare dhe përgatitjen e deklaratave për shtyp për secilën dite.

Nëpërmjet kësaj ne synojmë te rrisim sa me shume ndërgjegjësimin e komunitetit ne tërësie dhe aktoreve përgjegjës ne veçanti.

Rol te padiskutueshëm ne rritjen e ndërgjegjësimit luan media dhe ne këto rrethane ne kërkojmë ndihmën tuaj për te publikuar deklaratat tona ne median tuaj.

Data 07 Korrik njihet si Dita ndërkombëtare e kooperativave.

Ju e gjeni bashkëlidhur deklaratën qe ne kemi përgatitur!

Duke ju shprehur mirënjohjen dhe falënderimin tone paraprakisht, shpresojmë shume qe te gjeni hapësire edhe për këto deklarata!

Dita Ndërkombëtare e Kooperativave kremtohet çdo vit te shtunën e pare te Korrikut. Kjo dite ka katër qëllime: rritjen e ndërgjegjësimit për kooperativat; theksimin e qëllimeve dhe objektivave plotësuese te Kombeve te Bashkuara dhe lëvizjes ndërkombëtare te kooperativave; nënvizimin e kontributit te lëvizjes ne zgjidhjen e problemeve madhore te adresuara dhe fuqizimin /zgjerimin e partneriteteve ndërmjet lëvizjes ndërkombëtare te kooperativave dhe aktoreve te tjerë.

Tema për vitin 2018 është Konsumimi dhe prodhimi i qëndrueshëm, gjë e cila krijon mundësinë qe kooperativat te demonstrojnë se si drejtohen biznese te suksesshme dhe njëkohësisht respektojnë mjedisin dhe burimet natyrore qe ofrohen.

Kjo u jep mundësinë ligjbërësve lokal dhe global qe te mësojnë se si kooperativat mund te kontribuojnë për shoqëri me te qëndrueshme dhe fleksibel veçanërisht përmes përfshirjes ne proceset e politike-bërjes.

CNVP është organizate lider e shoqërisë civile aktive ne gjashte shtetet e Ballkanit. CNVP përdor analiza te detajuara bazuar ne evidenca për te përmirësuar jetesën e qëndrueshme te komuniteteve rurale qe ndikohen nga procesi i vazhdueshëm I ndotjes mjedisore dhe ndryshimeve klimatike.

Ne shkëmbejmë informacion për menaxhimin e ekosistemeve ndërkufitare me institucione, universitete dhe organizata te tjera te sektorëve specifike përfshire edhe kooperativat.

CNVP ka katër parime kryesore me fokus ne :

 E gjelbër – ndërhyrja ne ndërtimin e një mjedisi ekonomik me te gjelbër ne kuadër te procesit te vazhdueshëm te ndryshimeve klimatike.

 E pastër – promovimi I energjisë se rinovueshme dhe menaxhimi I përmirësuar I mbetjeve familjare dhe industrial.

 E kudogjendur – operon ne Ballkan dhe hapësirën Evropiane Fqinje.

 Produktive – përmirëson eficencen e ofrimit te shërbimeve vazhdimisht dhe sistematikisht.