15:33 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shënohet Dita Botërore e pacientëve me Cochlear

Në ditën botërore të pacientëve me Cochlear, Cochlear Europe dhe Sinorg Pharmaceuticals kanë organizuar konferencë.

Shefqet Mehmetukaj, drejtor i Sinorg Pharmaceuticals, tha se organizimi i kësaj konference ka për qëllim vetëdijesimin dhe shkëmbimin e përvojave.

Mehmetukaj: Deri më tani kemi kryer 38 raste të inplanteve Cochleare

“Për nder të kësaj dite, ekipa e Cochlear-it është e pranishme në Kosovë që nga data 21 dhe kemi kryer të gjitha kontrollat me pacientët tanë që tri ditë jemi në kontakt me ta që i kemi ftuar të gjithë.  Në Kosovë Cochlear është që nga viti 2015 dhe që nga atëherë janë realizuar 38 raste të inplanteve kohleare, pesë raste të ndërrimin të procesorëve, ndërsa ditën e martë është në plan që edhe tri raste të reja të realizohen në Klinikën Universitare”, ka thënë Mehmetukaj.

Tutje, ai shtoi se ky implant është shumë kompleks, gjithashtu sfidë e madhe, mirëpo siç thotë ai bashkë me specialistë të tjerë të klinikës kirurgjike ORL-së kanë arritur këto suksese.

Ardiana Beqiri, paciente që ka bërë inplantin kohlear, tregon sfidat që ajo ka kaluar deri te përmirësimi i dëgjimit, duke shtuar se si shkak i shëndetit të saj, ka qenë gjithmonë e paragjykuar.

“Përshëndes edhe Ministrinë e Shëndetësisë që nuk janë pjesë e këtij takimi, po që ka qenë një  mbështetje shumë e madhe, që kanë përkrah edhe financu pacientët me inpeant kohlear. Për mu është shumë e rëndësishme financimi i tyre, falënderim i veçantë edhe për kompaninë Sinorg që mundësoi pajisjet e inplantit kohlear, gjithashtu falënderoj gjithë stafin e QKUK-së që kanë bërë një punë mjaft të mirë, sa kom qenë unë aty pjesë, kur e kom bo unë operimin”, tha ajo.

Tutje, ajo ka shtuar se jeta është krejt ndryshe kur dëgjon. Kurse, përfaqësuesja  e kompanisë Cochlear, Menaxherja Ema Grabenëeher tregoi problemet që po shfaqen në botë për arsye të problemit me dëgjimin.

“ Të gjithë punëtorët në Cochlear jetojnë dhe frymojnë me misionin për t’iu ndihmuar njerëzve që të dëgjojnë dhe për të arritur për t’i fuqizuar  dhe për të trasuar mjetin e tyre, mënyrën se si ata… dhe ajo çfarë ne jemi më shumë të interesuar është që të sjellim inovacione dhe risi, dhe këto i sjellim në treg që janë, zgjidhje shumë të shumëllojshmë për të zgjidhjen e problemit të dëgjimit”,, tha ajo