08:38 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

‘Drama në Kosovë’: KFOR-i merr nën kontrollë këtë pjesë të vendit [Video/Foto]

Anëtarët e KFOR-it të armatosur gjatë natës kanë bllokuar pjesën e Gazivodës në Zubin Potok në veri të Kosovës.

Sipas mediave serbe, ushtarët e KFOR-it janë vendosur në fillim të digës së Liqenit të Ujmanit, kurse automjetetet kanë bllokuar gjitha rrugët që shpiejnë te liqeni, transmeton Indeksonline.

Në të gjitha rrugët që shpiejnë te liqeni janë ushtarë të KFOR-it dhe nuk lejojnë gazetarët të afrohen.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni në veri të Kosovës kanë fluturuar helikopterët e KFOR-it.

Ndryshe, sot do të duhej që ekipi menaxhues ta dorëzojë draftstatutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa ka paralajmërime për shpalljen e autonomisë për pjesën veriore të dielën.

Më poshtë shikoni pamjet: