09:53 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

KFOR-i i mobilizuar, autoblindat e tyre shihen edhe në Deçan

KFOR-i sot është mobilizuar në të gjitha komunat e Kosovës.

Për të siguruar një ditë të qetë dhe stabile, trupa të shumtë të KFOR-it po bëjnë lëvizje nëpër të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Pak më parë Indeksonline raportoi për nisjen e autoblindave të rënda të KFOR-it drejt veriut të vendit.

Derisa, në një video tjetër të dërguar nga një lexues i Indeksonline, shihen autoblinda e vetura tjera duke u endur rrugëve tëDeçanit.

Shikoni më poshtë pamjet./Indeksonline/