09:16 / E Premte, 10 Gusht 2018

Dua Lipa dhe i dashuri i saj kërcejnë me këngën e Ledrit (Foto/Video)

Ka dy ditë që bashkë me Dua Lipën dhe familjen e saj po qëndrojnë në Prishtinë, e bashkë me ta është edhe i dashuri i këngëtares, Isaac Carew.


Çifti duket që po e shijojnë tej mase qëndrimin në Kosovë, teksa herë pas here ndajnë edhe momente argëtimi me ndjekësit e tyre. Madje në instastory shihen duke kërcyer me këngën ‘Princess Diana’ të Ledri Vulës e Lyrical Son, shkruan Indeksonline.

Ndryshe sonte në parkun Gërmia do të nis festivali Sunny Hill, ku protagoniste e kësaj mbrëmjeje do të jetë Dua Lipa./Indeksonline/

https://www.instagram.com/stories/isaaccarew/