14:53 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Dua ta lë të dashurin për një plak, si t’ia bëj?

E kalova natën duke flirtuar me një mashkull të vjetër, tani dua ta lë të dashurin për të.

Unë jam 22 vjeçare ndërsa i dashuri im 24. Që tri vite jemi në lidhje por kohëve të fundit nuk jemi duke kaluar aq mirë saqë edhe seks po bëjmë rrallë.

Javën e kaluar shkova në një party vetëm kur i dashuri im po punonte.

Ky person ishte aty dhe ne e kaluam mbrëmjen së bashku. Përfunduam të shtrirë në një kolltuk pastaj ai më puthi në qafë.

Unë e ndala atë me kaq por tani dua ta shoh atë përsëri, edhe pse po ndihem keq. A është kjo çmenduri?

Këshilla e psikologes për vajzën:

Jo nuk është çmenduri, por duhet të ballafaqohesh me të dashurin tënd që ta dish se ku jeni duke shkuar.

A nuk është koha që ta freskoni lidhjen tuaj?

Nëse ndahesh me të, më mirë mos vrapo në krahët e atij tjetrit.

Të kalosh kohë beqare do të të ndihmojë që të freskosh kokën./Indeksonline/

Temat: