07:26 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dy javë pa aktivitet fizik nxisin diabetin

Dy javë pa asnjë aktivitet fizik janë të mjaftueshme që të nxisin diabetin tek personat mbipeshë të cilët janë të rrezikuar nga kjo sëmundje.

Nivelet e sheqerit në gjak pësojnë rritje tek personat që ecin më pak se 1,000 hapa në ditë për dy javë rresht dhe fillojnë të zhvillojnë rezistence ndaj insulinës, duke shkaktuar kështu diabetin e tipit 2.

Shkencëtarët gjithashtu kanë gjetur se aktivizimi pas një periudhe pasive nuk përmirëson menjëherë shëndetin, dhe efektet mund të jenë të gjata.

Sipas tyre personat e prekur nga kjo sëmundje të cilët qëndrojnë në spital apo në shtëpi, rrezikojnë më shumë shëndetin për shkak të qëndrimin pa aktivitete.