15:30 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Dy vjet e gjashtë muaj burg për punëtoren e bankës

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar F. J. në kohë zgjatje prej dy vjet e 6 muaj burgim.

E akuzuara F. J. shqiptare, ka punuar si këshilltare për klient në një bankë vendore dhe gjatë periudhës kohore 2008 deri 2010, ka vënë në lajthim klientët dhe ka dëmtuar bankën.

Shuma që ka shkaktuar dëm e akuzuara kap shifrën e 100 mijë e 399 euro.

Pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, trupi gjykues për katër dispozitiv të aktakuzës ka shqiptuar një dënim unik prej dy vite e gjashtë muaj burgim.

Po ashtu të akuzuarës i ndalohet ushtrimi i profesionit në veprimtari financiare në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite, afati i cili do të filloi të rrjedh pas vuajtjes së dënimit me burg.

Detyrohet e akuzuara që dëmtuarës në këtë rast Bankës NLB Prishtinë në emër të kërkesës pasurore