18:02 / E Shtunë, 12 Maj 2018

E dashura e Eugent Bushpepës në Lisbonë për t’i dhënë mbështetje atij (Foto)

Eugent Bushpepa ka qenë këto ditë këngëtari më i komentuar në media e rrjete sociale e po pritet me emocione sot nata finale e Eurovisionit ku Eugenti përfaqëson denjësisht Shqipërinë me këngën “Mall”.

Pikërisht këtë këngë Eugenti ja ka kushtuar partneres së tij, Andia e cila aktualisht e shoqëron këngëtarin në Lisbonë.

Sipas “Panorama plus”, Eugenti bashkëjeton me Andian prej 6 vitesh dhe para se të nisej në Lisbonë u shpreh se me të po planifikon të sjellë në jetë një fëmijë.
Ata janë takuar në lokalin ku Eugenti këndonte.

“Andia më ra në sy pikërisht sepse nuk donte të binte në sy. E vija re që e shijonte muzikën, po pa pasur fare asnjë lloj kontakti fizik. Fillimisht ishte e vështirë. U përpoqa të gjeja mënyrën më të përshtatshme të mundshme për t’iu afruar, sepse ishte hera e parë që më ndodhte dhe nuk doja të bëhesha vulgar”, është shprehur Eugenti i ftuar tek “Pasdite në Top Channel”, pak kohë më parë.