75 Mall Live Search
22:44 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E refuzojë të dashuren time kur ajo do seks, sepse jam ende i virgjër

Kam një të dashur të bukur që dëshiron të ketë seks me mua, por unë nuk pranojë.

E dashura ime e parë më mashtroi mua me babin tim- dhe nga ajo kohë se kam marrë veten, ajo ishte 19 vjeç unë isha 18.

Mendova se ishte e bukur dhe e ëmbël dhe se ishte dashuria ime e vërtetë. Pastaj e kapa në shtrat me babin tim, kur mamaja ishte larg. Kjo më theu zemrën dhe prindërit u ndanë.

Fillimi i jetës sime dashurore me të vërtetë nuk mund të kishte qenë më keq.

Tani më në fund e kam dikë tjetër dhe është shumë e bukur. Unë jam 29 vjeç dhe ajo është 26 vjeçe. Ajo ka pasur seks më parë, por unë kurrë nuk kam pasur dhe nuk i kam thënë asaj se çfarë ka ndodhur me mua.

Unë nuk e di se si të kemi marrëdhënie seksual edhe unë po frikësohem se ajo do të largohet nga unë pasi sa herë më kërkon unë refuzojë.

Përgjigja:

Çfarë përvoje e tmerrshme. Është e natyrshme që ende e keni të vështirë të vendosni besimin tek një vajzë dhe të rrezikoni të jeni intim.

Së pari ju duhet të filloni të hapeni me vajzën dhe t’i tregoni çdo gjë. Nëse nuk e bëni një gjë të tillë atëherë ju rrezikoheni ta largoni.

Mos nxitoni të bëni seks, por filloni të tregoni për të  kaluarën e juaja.

Ajo do ju ndihmojë të besoni se nuk ka asnjë arsye për t’u ndjerë të turpëruar. Nëse ajo ju do, ajo do t’ju tregojë rrugën./Indeksonline/