Si t’i tregoj gruas se e kam lënë shtatzënë ish të dashurën time?
Pak para se të martohesha unë u takova rastësisht me ish të dashurën dhe përfunduam me marrëdhënie seksuale.
Ishte një budallallëk dhe për këtë e njoftova të fejuarën time, tani të gruan time- por tash dëgjova se ishi im është shtatzënë me fëmijën tim.
Jam hutuar fare dhe nuk di se çfarë të bëj. Unë jam 28 vjeç dhe u martova para gjashtë muajve. Gruaja ime është 27. Unë e dua vërtetë dhe jemi shumë të lumtur.
Unë kisha shkuar me ishin dy javë para dasmës kur vala e tensionit ishte e lartë dhe unë isha lodhur me nënën e gruas sime duke shkuar për dekorime dhe lule.
Ish të dashurën time e pash në një supermarket. Ajo është 30 vjeçe.
Nuk kisha parë atë për dy vjet dhe biseduam, duke zbuluar se çfarë po bënte secili prej nesh.
Ajo ishte për ngutë kështu që sugjeroi të takohemi për një pije për të vazhduar bisedën tonë.
Kur u takuam, folëm dhe biseduam. Ajo tha se ndarja me mua ishte një gabim nga ana e saj. Gjithashtu tha se ajo ishte ende e dashuruar me mua dhe unë u ndjeva shumë mirë.
Unë duhet të kisha parë shenjat paralajmëruese në atë pikë, por, nuk e bëra, nuk i vura re.
Ajo më ftoi në banesën e saj dhe në ishim komod në divan. Pas pak kohe ne filluam të putheshim dhe përfunduam duke pasur marrëdhënie seksuale.
Më pas thash se më vjen keq dhe se ishte një gabim. Unë nuk pritja që ta shija ose të dëgjoja nga ajo përsëri, por tani ajo më ka kontaktuar për të thënë se është shtatzënë.
Është shumë vonë për të bërë diçka për këtë. Gruaja ime nuk e di ende.
Unë nuk kam asnjë ide se si unë do t’i them asaj se unë gati do bëhem baba.
Unë mendoj se ajo do të jetë e tronditur dhe unë mund ta humbasë atë krejt.
Nuk e di se si mund të isha aq budalla.
Përgjigja:
Kam frikë se ky është një sekret që nuk mund ta mbani.
Nëse foshnja është e juaja, ju do të jeni përgjegjës për të paguar kujdesin ndaj tij dhe shpresoj se do të jeni një baba i kujdesshëm. Asnjë nga këto nuk është faji i fëmijës.
Por, deri më tani ju keni vetëm fjalën e ishit tuaj se foshnja është e juaja.
Tregoni se do të këmbëngulni për testet e ADN-së.
Nëse foshnja është e jotja, aq më shumë e mbani fshehur nga gruaja juaj, aq më shumë do të jetë e lënduar dhe e zemëruar kur të zbulojë.
Unë e di që ishit të lodhur me përgatitjet e dasmës kur u takuat me ishin tuaj, por mos i thoni gruas suaj.
Më besoni, ajo nuk do ta shohë atë si ndonjë justifikim dhe ju vetëm do të ngacmoni atë më shumë.
Duke treguar të vërtetën për fëmijën- është shpresa më e mirë e juaja./Indeksonline/