22:25 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Edhe “VAR-i” gabon, në Angli teknologjia bën gafë të pafalshme

Në ndeshjen e luajtur pak më parë, mes Hadërsfilld dhe Mançester Junajtid, e fituar 0-2 nga djajtë e kuq, ndodhi një moment i pazakontë. Duke qenë se në FA Cup mund të përdoret “VAR”, teknologjia u përdor edhe për një gol të Huan Matas. Por, vijat dalluese lënë shumë për të dëshiruar.

Ato nuk janë të sakta, dhe pas disa minutash, arbitri i ndeshjes vendosi ta anulojë golin, duke qenë se spanjolli ishte vërtetë në pozicion jashtë loje.