15:49 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Ekskluzive: GDP arrin marrëveshjen e parë

12 deputetët e dorëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje janë duke u përgatitur të formojnë një parti të re.

Por burimet e Indeksonline mësojnë që grupi i deputetëve të pavarur ka arritur marrëveshje me Kryetaren e Partisë Social Demokrate të Kosovës, Kaqusha Jashari për të marrë emrin e kësaj partie.

Në një prononcim për Indeksonline, Kaqusha Jashari ka thënë se është ende herët për të folur për këtë çështje.

“Është ende herët të flitet për këtë çështje, mundeni me pyet dikë nga deputetët e pavarur më së miri”, ka thënë shkurt Jashari.

Ndryshe, edhe deputetja Shqipe Pantina kishte thënë se dje është rënë dakord që subjekti i tyre të jetë më objektiv socialdemokrate./Indeksonline/