14:02 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Elefanti ngec në gropën me baltë, ja çka u bën shpëtuesve të tij (Video)

Një elefant foshnje ishte ngujuar për pothuajse dy ditë në një gropë me baltë.

Rojet e pyllit e kishin vërejtur elefantin duke u munduar të dal nga gropa e thellë, por assesi nuk mundte të ngjitej lartë, transmeton Indeksonline.

U desh intervenimi me bage në mënyrë që t’i ndihmohej elefantit të dal nga aty.

Por, elefanti i frikësuar posa doli në tokë u përpoq t’i sulmoj shpëtuesit e tij, të cilët ikën me vrap nga bageri.

Pas disa sekondash, elefanti vazhdoi rrugën e tij me trupin plot baltë. /Indeksonline/

Temat: