19:24 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Elefanti ua zë pritën dy burrave, ua shkatërron veturën atyre

Dy burra po shëtisnin me veturë në veri të Indisë pasditen e 2 dhjetorit, kur përjetuan diçka të pakëndshme.

Ata ishin në parkun kombëtar, kur para tyre doli një elefant gjigant dhe ua zuri rrugën, transmeton Indeksonline.

Të tmerruar, dy burrat dolën me shpejtësi nga makina dhe u larguan nga aty. Rojet e pyllit dëgjuan britmat dhe shkuan te vendi i ngjarjes.

Ata shtien me armë për ta frikësuar elefantin i cili ishte larguar nga xhungla, por pa efekt.

Elefanti rrokullis veturën dhe e shkatërron, derisa burrat dhe rojet vetëm e shikonin, në pamundësi të bënin diçka. /Indeksonline/