16:48 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Elon Musk vendos video-lojëra në çdo veturë Tesla

Fabrika e veturave Tesla edhe pse kohët e fundit ka kaluar në një periudhë jo të mirë, pritet të vij me një risi tek veturat e saj.

Shefi i kompanisë Elon Musk ka ardhur me një ide të re duke propozuar që të vendosë video lojëra në makina.

Këtë ide e shfaqi në rrjetin social Tëitter duke ju propozuar krijueseve të lojërave të aplikojnë në Tesla.

“Nëse jeni krijues të video lojërave, mund të aplikoni tani tek Tesla. Ne dëshirojmë të krijojmë video lojëra të këndshme që integrojnë pasijet touch screen, telefonat dhe veturat” shkroi Musk në postimin e tij.

Propozimet nga njerëzit në komente kanë qenë të ndryshme, duke përfshirë edhe video lojën hit të para dy viteve “Pokemon Go”.

Këtë ide kishin tentuar të realizojnë në vitin 2015 fabrika e veturave, Nissan, kompanitë e video-lojërave Konami dhe PlayStation dhe UEFA, por që kishte dështuar./Indeksonline/