12:20 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Eroll Salihu flet për licencimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

Drejtues të FFK-së dhe të UEFA-së kanë mbajtur takimin e paraparë rreth licencimit të stadiumit “Fadil Vokrri”.

Çështja kryesore që u diskutua gjatë këtij takimi ishte çështja e sigurisë në stadium.

Në një prononcim për KosovaPress , sekretari i FFK-së, Eroll Salihu tha se vetem disa kritere të vogla kanë mbetur deri te licencimi i këtij Stadiumi.

“Ishim së bashku me drejtuesit e UEFA-së, na duhet ti dërgojmë edhe disa certifikata rreth sigurisë në stadium, dhe do të marrim përgjigje. Nuk kemi ndonjë kohë të caktuar se kur do të marrim përgjigje definitive, por shpresojmë që ajo të jetë sa më pozitive” tha Salihu.