16:36 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Presidenti Ademi priti instruktorin e edukimit, Dany Ryser

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu dhe drejtorit teknik, Michael Nees, ka pritur sot instruktorin e UEFA-s për edukim të trajnerëve, Dany Ryser.

Gjatë këtij takimi u bisedua për punën e suksesshme që është bërë deri më tash në shkollimin e trajnerëve me Licencën C si dhe fillimin e kursit për Licencën B të UEFA-s.

Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për projektin e krijimit të qendrës edukative, derisa në mars të vitit të ardhshëm do të dorëzohet raporti i punës së deritashme në panelin e UEFA-s në mënyrë që FFK-ja ta fitojë të drejtën e dhënies së Licencës UEFA – B.

Nga ana e tij Dany Ryser lavdëroi punën që po e bënë FFK-ja në të gjitha segmentet./IndeksOnline/