12:17 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Europa League/ Prishtina mëson kundërshtarin e radhës nëse kalon raundin preliminar (Foto)

Skuadra e Prishtinës ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në Europa Ligë.

UEFA sot ka hedhur shortin për fazën kualifikuese në Europa Ligë, shkruan IndeksOnline.

Nëse Prishtina mposht kundërshtarin e parë nga Gjibraltari, FC Europa, do të përballet me skuadrën e CS Fola Esch nga Luksenburgu.

Ndeshja e parë mes Prishtinës dhe Europës, zhvillohet më 28 qershor, kurse ajo e kthimit më 5 korrik./IndeksOnline/