Festë deri në mëngjes, Parma e “kallë” para mijëra tifozëve (Video)
Rrugët e Parmës kanë qenë të stërmbushura deri në orët e mëngjesit.
Më shumë se 30 mijë njerëz kanë vërshuar qytetin italian me të marrë lajmin se skuadra e famshme është rikthyer në Serie A.
Festës së madhe i janë bashkangjitur edhe futbollistët. Krejt kjo pas fitores së madhe të arritur mbrëmë ndaj Sienas, fitore që ia siguroi pozitën e dytë dhe rikthimin në Serie A./Indeksonline/