12:01 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

FIFA publikon renditjen e re, ndryshon plotësisht (Foto)

FIFA ka prezantuar renditjen e re të Kombëtareve pas Kampionatit Botëror që u mbajt në Rusi.

10 vendet e para të renditjes kanë ndryshuar plotësisht me Francën tashmë në krye, shkruan indeksonline.

Kampionët e Botës kanë fituar gjashtë vende të ndjekur nga Belgjika në vendin e dytë.

Brazili është në vendin e tretë ndërsa Kroacia është fituesja më e madhe ku ka rikuperuar plot 16 vende duke u ngjitur në vendin e katërt.

Gjermania tashmë ka humbur 14 vende dhe bie në vendin e 15-të, ndërsa Italia në vendin e 21-të.

Shqipëria dhe Kosova nuk kanë luajtur asnjë vend që nga renditja e kaluar. /IndeksOnline/