18:05 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Francezët në protesta: “Ne duam Trumpin”

Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar protestat në Francë kundër vendimit të presidentit Emmanuel Macron që ka vendosur rritje të çmimit të taksës për karburant.

Tash e katër javë francezët po dalin në rrugë kundër këtij vendimi, duke bërë protesta të dhunshme, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës së sotme ajo që ka tërhequr vëmendjen tek protesta kanë qenë thirrjet: “NE DUAM TRUMPIN”.

Pas këtyre thirrjeve ka reaguar presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ku foli rreth gjendjes që po mbretëron në Francë dhe për thirrjet e protestuesve tha:” E dua Francën!”.

Thirrjet: “Ne Duam Trumpin” kishin bërë edhe protestuesit anglezë gjatë protestave të tyre këtë vit. /Indeksonline/