21:37 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Gabimi i MacBook lejon hakerët të hyjnë në llogarinë tuaj pa fjalëkalim

Ky gabim i cili u shënua nga “Check Point Research”, do të thotë që hakerat mund t’i qasen lehtësisht llogarisë suaj, madje as që kanë nevojë për fjalëkalim.

Një lëshim i ri shqetësues është zbuluar në versionin Mac të aplikacionit Remote Desktop të Google Chrome.

Aplikacioni Remote Desktop i Google Chrome është një zgjerim për shfletuesin Chrome i projektuar për t’ju lejuar të keni akses në kompjuterin tuaj nga një tjetër desktop ose smartphone. Por sipas Check Point Research, një gabim brenda sistemit operativ MacOS të Apple i lejon hakerat të identifikohen si vizitor dhe të hyjnë në pajisjen e një përdoruesi aktiv, pa hyrë në një fjalëkalim. /Indeksonline/

Temat: