15:43 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gënjeshtra e kryetarit të Zubin Potokut, pas vizitës së Thaçit në Liqenin e Gazivodës

Vizita e presidentit të Republikës, Hashim Thaçi në veri të Republikës, respektivisht në Liqenin e Gazivodës, kaloi pa asnjë incident.

Megjithatë, kryetari i komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviç tha një gënjeshtër të kulluar duke akuzuar forcat e Policisë së Kosovës se të njëjtit, sipas tij, provokuan serbët e kësaj ane.

“Njësitë e ROSU-së u vendosën në mëngjes pranë digës dhe liqenit artificial të Gazivodës.  Ata në mënyrë të paligjshme arrestuan disa serbë të cilët i mbajtën në një bodrum”, ishte deklarata e këtij kryetari, pjesë e partisë së Slobodan Millosheviqit.

Ndryshe, në Liqenin e Gazivodës, saktësisht para 3 javësh ishte i pranishëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. /Indeksonline/